Ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia ka dalë sot për herë të parë para Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë.
Izet Haxhia kërkon rihapjen e dosjes Hajdari.
Haxhia kërkon rigjykimin e çështjes në ngarkim të tij. Ai pretendon se është gjykuar padrejtësisht në mungesë.
Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.
Trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesën kryesohet nga gjyqtari Besnik Hoxha.
Izet Haxhia u ekstradua një muaj më parë nga Turqia pas kërkesës së autoriteteve shqiptare.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post