Jo pak po 1500 banorë në fshatrat Selo, Klishar dhe tre fshatra të tjerë në zonën e Dropullit në Gjirokastër kanë mbetur të izoluar.
Reshjet e dendura kanë shkaktuar shembjen e shtatë urave që lidhnin këto fshatra me qytetin, duke e bërë tashmë të pamundur lëvizjen e tyre.
Banorët janë të izoluar edhe për faktin se në këto fshatra mungon energjia elektrike, duke bërë që ata të mos kenë as mjete komunikimi, ndërsa vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm. Ashtu si në të gjithë vendin edhe furnizimet me ushqime kanë pasur banorë të këtyre zonave.
Më poshtë ‘’Faxweb” ju sjell edhe disa foto nga vendet ku edhe rrugët janë bllokuar.
(E.K/FAXWEB)