Ditët e fundit ka patur një rikthim të rasteve me kòronavirus në qytetin e Vlorës, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 6 raste të reja. Shqetësuese shfaqet gjendja dhe në poliklinikën e qytetit ku një qytetar ka rezultuar pozitiv me Còvid-19.
Personi në fjalë një ditë më parë ka shkuar për vizitë në poliklinikën e qytetit. Pacienti ka shkuar për të marrë ndihmën e zakonshme mjekësore pasi nuk është ndier mirë, por nga tamponi ka rezultuar pozitiv.
Sot janë izoluar dhe i’u është marrë tamponi gjithë stafit mjekësor, rezultatet e të cilave pritet të dalin nesër.