Presidenti i Argjentinës Alberto Fernández ka kaluar në izolim vullnetar pas rezultimit të disa rastave pozitive me koronavirus në mesin e elitës politike të vendit.
Vendimi për të karantifikuar presidentin u mor për shkak të “rritjes së konsiderueshme të qarkullimit të virusit”, tha mjeku presidencial Federico Saavedra në një deklaratë për shtyp të mërkurën.
Deri më tani, bllokimi i fortë i koronavirusit të Argjentinës, kishte qenë një sukses i fortë në mbajtjen e pandemisë nën kontroll, një pandemi e cila po gjynjëzon fqinjët e saj në Amerikën e Jugut si Brazili dhe Kili.
Por kjo mund të fillojë të ndryshojë pasi rastet e raportuara të Argjentinës janë katërfishuar në muajin e fundit, pas relaksimit gradual të bllokimit që filloi në 10 maj.
Rritja e papritur e rasteve ka goditur gjithashtu një numër politikanësh të vjetër dhe të rinj duke përfshirë dhe ish-guvernatorin e Buenos Aires, María Eugenia Vidal, 46 vjeç.
Frika për sigurinë e presidentit u shkaktua nga një drekë që Vidal kishte të Premten me politikanin e PRO dhe kryebashkiakun e qytetit të Buenos Aires, Horacio Rodríguez Larreta, i cili takohet rregullisht me presidentin për të koordinuar strategjitë në luftën kundër pandemisë.
Presidenti do të qëndrojë në izolim deri në momentin që situata e pandemisë të rivendoset nën kontroll.