Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur se do të deportohen nga vendi i tij 1000 eritreanë të përfshirë në konflikte me policinë izraelite në Tel Aviv. Ditën e shtunë shpërthyen protesta të fuqishme të emigrantëve nga Afrika në jug të Tel Avivit, ku si pasojë mbetën shumë persona të lënduar.
“Ne do ndërmarrim masa të ashpra kundër dhunuesve, duke përfshirë deportimin e atyre që morën pjesë”, tha Netanyahu.
Ai i kërkoi ministrave të tij të prezantojnë plane për largimin e të gjithë atyre që hyjnë ilegalisht në vend dhe theksoi në vlerësimin e tij që Gjykata Supreme duhet të vendos masa shtrënguese për largmin e refugjatëve. Sipas ligjeve ndërkombëtare Izraeli nuk mund të largojë me forcë emigrantë në një vend ku jeta e tyre është në rrezik. Përpara vizitës zyrtare në Qipro, Netanyahu tha se qeveria e tij po kërkon deportimin e 1000 mbështetësve të qeverisë së Eritresë të cilët u përfshinë në trazirat e së shtunës.
Rreth 25 mijë emigrantë afrikanë jetojnë në Izrael, kryesisht nga Sudani dhe Eritrea, të cilët thonë se i janë larguar konfliktit apo represionit. Izraeli njeh vetëm disa azilkërkues, duke i parë ata vetëm si emigrantë ekonomikë dhe se nuk ka detyrim ligjor për t’i mbajtur ata.
Përplasjet e së shtunës shpërthyen gjatë një demonstrate të disidentëve eritreanë me rastin e një feste të organizuar nga ambasada e Eritresë për përvjetorin e pavarësisë së vendit. Policia e quajti demonstratën të paligjshme dhe urdhëroi evakuuimin e rrugës. Këtu filloi edhe konflikti me emigrantët afrikanë. Forcat policore përdorën plumba të vërtetë për shpërndarjen e demonstruesve, ndërsa të paktëb 49 efektivë policie mbetën të lënduar.
Për Netanyahun nëse këta refugjatë e mbështesin regjimin e Eritresë atëherë ata nuk janë më azilkërkues dhe duhet të kthehen në vendin e tyre.