Stafi i spitalit Hadassah Ein Kerem u befasua kur zbuloi se një grua shtazënë, e cila kishte shkuar për të lindur, do të bëhëj më fëmijën e saj të 20-të.
Sipas The Times of Israel, gruaja 42 vjeçare nga lagja Mea Shearim në Jeruzalem, u tregoi infermireve kur shkoi të lindte se kishte tashmë 19 fëmijë – duke përfshirë disa binjakë – nga 18 lindjet e mëparshme.
Në total ajo ka kaluar rreth 14 vjet të jetës së saj shtatzënë, tha spitali në një deklaratë. Gjatë viteve disa nga fëmijët e saj më të mëdhenj janë martuar dhe kanë lindur fëmijë.
Spitali tha se foshnja ishte lindur natyrshëm dhe pa komplikime.
Nëna më pjellore sipas faqes së internetit të Guinness World Record, ishte zonja Vassilyeva, një grua fshatare e shekullit të 18-të, e cila lindi 69 fëmijë.(M.Q/Faxweb)