Jo vetëm raketa ndaj Libanit dhe objektivave të pretenduara të Hezbollah, por bombardime edhe në Rripin e Gazës.
Transmetuesi arab “Al Jazeera” raporton se të paktën 6 persona vdiqën dhe disa të tjerë u plagosën në bombardimet izraelite që goditën Khan Yunis dhe Deir al-Balah, përkatësisht në jug dhe në qendër të Rripit të Gazës, mes mbrëmjes së djeshme dhe sot në mëngjes.
Raportohet edhe për shumë të plagosur, por shifrat nuk janë ende përfundimtare. Autoritetet palestineze pretendojnë se Izraeli po godet qendrat strehimore të të shpërngulurve nga zona e luftës, por IDF thotë se ato shërbejnë si baza të Hamasit.
Izraeli tha se lëshoi 1600 raketa në drejtim të Libanit, teksa regjistrohen rreth 500 viktima, mes të cilëve mbi 30 fëmijë të vrarë.