11:07 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Izraeli bombardon pallatin strehimore në Gaza, 62 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë! Edhe 60 viktima në Liban

09:28 | 29/10/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Izraeli bombardon pallatin strehimore në Gaza, 62 të vdekur, mes tyre gra dhe fëmijë! Edhe 60 viktima në Liban

Një ndërtesë apartamentesh në Gaza, pranë Beit Lahia, në veri të Rripit, u godit nga bombardimet izraelite gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ajo ishte e pushtuar nga persona të zhvendosur. Sipas agjencisë Wafa, të paktën 62 njerëz vdiqën, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Mes viktimave shumë gra dhe fëmijë, teksa ka edhe dhjetëra të plagosur.

Ndërtesa strehonte rreth 150 persona të zhvendosur. Dhjetëra persona të tjerë janë ende të zhdukur pas bombardimeve.

Kurse Ministria e Shëndetësisë e Libanit gjithashtu konfirmoi bilancin tragjik në Baalbek, në luginën lindore Bekaa dhe zona të tjera, me 60 viktima në 24 orët e fundit. Ministria tha se vdekjet u regjistruan në disa zona të rajonit, raporton “La Repubblica”. Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka quajtur të patolerueshëm legjislacionin e ri izraelit që ndalon veprimtarinë e Agjencisë Palestineze të Kombeve të Bashkuara (UNRWA) në Izrael dhe në territoret e pushtuara.

“Vendimi i parlamentit izraelit për të ndaluar UNRWA nga puna e saj për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur shëndetin e miliona palestinezëve do të ketë pasoja shkatërruese. Është e patolerueshme”, tha Tedros në një deklaratë. Udhëheqësi i OBSH-së tha se miratimi i dy ligjeve nga Knesset (parlamenti izraelit) të hënën (28 Tetor) në mbrëmje “shkel detyrimet dhe përgjegjësitë e Izraelit dhe kërcënon jetën dhe shëndetin e të gjithë atyre që varen nga UNRWA”.

Në krahun tjetër, shefi i CIA-s, William Burns diskutoi një formulim të ri për një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve në një takim të dielën me homologët izraelitë dhe të Katarit: një pauzë 28-ditore në luftime, me Hamas duke liruar rreth 8 pengje dhe Izrael, duke liruar dhjetëra të burgosur palestinezë. Kështu shkruan gazeta online amerikane Axios.

Pas

Sulmi i dytë brenda 24 orëve/ Katër të vrarë nga bombardimet ruse në Ukrainë, dëme të konsiderueshme edhe në infrastrukturë

Para

U plagos rëndë pas përplasjes me zetorin në Dajç, vdes te Trauma 30-vjeçari që drejtonte motorin!

Para
Në kërkim për një plagosje me armë zjarri, arrestohet 35-vjeçari në Malësinë e Madhe

U plagos rëndë pas përplasjes me zetorin në Dajç, vdes te Trauma 30-vjeçari që drejtonte motorin!

Discussion about this post

 



Të Fundit

24 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 4 ende aktive, mbi 154 hektarë të djegura

Rama me batutë për zhvilluesit: Keni instrumente të na dëmtoni nëse doni hakmarrje

Rama: Duhet një urë komunikimi me komunitetin teknologjik për të adresuar sfidat

Himarë/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi në fshatin Borsh, identifikohet dhe procedohet penalisht 51-vjeçari

Mbyllet me sukses edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam Shqiptar”

Sarandë/Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri

Ministria e Drejtësisë nënshkruan marrëveshje me Universitetin e Tiranës për trajnimin e përkthyesve zyrtarë

Shtyhet seanca gjyqësore për atentatin ndaj Arjan Ndojës, mungon një anëtar i trupit gjykues

Vau i Dejës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”

BE miraton paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, synon energjinë dhe financat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.