Izraeli njoftoi se kreu një sulm ajror kundër pesë vendeve të ndryshme në Siri (8 dhe 9 Shtator), veçanërisht në një zonë që “pret një qendër kërkimore shkencore”. Sulmet në veçanti u përqendruan në zonën Masyaf, në perëndim të Hama, e cila besohet se përdoret si bazë nga milicitë pro-iraniane të Hezbollahut. Këtë e konfirmon gazeta Time of Israel.
Të paktën pesë persona janë vrarë, sipas mediave zyrtare siriane, në sulmet izraelite që goditën objektet ushtarake në Sirinë qendrore, duke përfshirë një qendër kërkimore, sipas një OJQ.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se një nga sulmet kishte në shënjestër një depo raketash, në një bazë ushtarake rreth 5 kilometra nga aeroporti ushtarak Shayrat, shkruan “La Repubblica”.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, në një shënim, tha se “mbrojtja ajrore e regjimit u përpoq të përballonte sulmin e dhunshëm izraelit, në tre faza, kundër vendeve ushtarake ku grupet pro-iraniane dhe ekspertët e zhvillimit të armëve janë të pranishëm”.