Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës 15-mujore në Gaza. Marrëveshja vjen pas shumë muajsh bisedime me Katarin, si një nga vendet ndërmjetësuese, raporton BBC.
“Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve u arrit pas takimit të kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit dhe izraelitë në zyrën e tij”, thuhet në shkrimin e medieve ndërkombëtare.
Kujtojmë se Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, duke lënë të vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë 251 persona si pengje. Sulmi shkaktoi ofensivë izraelite në Gaza, gjatë së cilës kanë humbur jetën së paku 46 mijë palestinezë.
Izraeli ka thënë se 94 persona mbahen ende pengje nga Hamasi. 34 prej tyre konsiderohen të vdekur./BBC