12:07 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Izraeli dhe Hamasi zgjasin armëpushimin, por përparimi i mëtejshëm mund të jetë i vështirë

20:03 | 30/11/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Izraeli dhe Hamasi zgjasin armëpushimin, por përparimi i mëtejshëm mund të jetë i vështirë

Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje të minutës së fundit të enjten për të zgjatur armëpushimin edhe për një ditë, ndërsa ndërmjetësit vazhduan bisedimet për mundësinë e zgjatjes së mëtejshme të afatit të tij. Kjo do të bënte të mundur lirimin e pengjeve të tjera dhe hyrjen e ndihmave në Gazë.

Megjithatë një sulm vdekjeprurës në Jeruzalem ku persona të armatosur vranë të paktën tre vetë, ishte një kujtesë e rrezikut për përhapjen e dhunës. Dy autorët e sulmit në një stacion autobuzi ishin vëllezër palestinezë. Policia tha se ata u “neutralizuan”.

“Kjo ngjarje dëshmon sërish se ne nuk duhet të tregojmë dobësi, se duhet t’i flasim Hamasit vetëm përmes armëve, vetëm përmes luftës”, tha ministri i djathtë i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir.

Izraeli, i cili i ka kërkuar Hamasit lirimin e të paktën 10 pengjeve në ditë për të vazhduar armëpushimin, tha se kishte marrë minutën e fundit një listë të personave që do të lirohen të enjten dhe anuloi planet për të rifilluar sulmet në mëngjes.

“Në dritën e përpjekjeve të ndërmjetësve për të vazhduar procesin e lirimit të pengjeve dhe në përputhje me kushtet e marrëveshjes, pauza në luftime do të vazhdojë,” tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Edhe Hamasi, që liroi 16 pengje të mërkurën, tha gjithashtu se armëpushimi do të vazhdojë për të shtatën ditë. Izraeli liroi 30 të burgosur palestinezë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, që ndodhet në Izrael për vizitën e tij të tretë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës, tha se armëpushimi “po prodhonte rezultate dhe shpresojmë që të vazhdojë”.

“Kemi parë gjatë javës së fundit një zhvillim shumë pozitiv me kthimin e pengjeve në shtëpitë e tyre, duke u bashkuar me familjet e tyre. Dhe kjo duhet të vazhdojë sot,” tha ai. “Kjo ka mundësuar gjithashtu një rritje të ndihmës humanitare për civilët e pafajshëm në Gazë, të cilët kanë nevojë të jashtëzakonshme për të.”

Megjithatë bisedimet mund të bëhen më të vështira, duke qenë se Hamasi tashmë ka liruar shumicën e grave dhe fëmijëve të rrëmbyer gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit në Izrael që ndezi konfliktin. Në këto kushte, militantët mund të vendosin kushte të reja në këmbim të lirimit të meshkujve dhe ushtarëve.

Deri tani, gjatë armëpushimit, militantët kanë liruar 97 pengje: 70 gra dhe fëmijë izraelitë, secili i liruar në këmbim të tre grave palestineze dhe të burgosurve adoleshentë, plus 27 pengje të huaj të liruar sipas marrëveshjeve paralele me qeveritë përkatëse./ VOA

Pas

Durrës/ Automjeti përplas policin tek vijat e bardha, drejtuesi shoqërohet në Komisariat

Para

Ministrat e rajonit e nënshkruajnë një deklaratë për luftimin e korrupsionit në Samitit e OSBE-së

Para
Ministrat e rajonit e nënshkruajnë një deklaratë për luftimin e korrupsionit në Samitit e OSBE-së

Ministrat e rajonit e nënshkruajnë një deklaratë për luftimin e korrupsionit në Samitit e OSBE-së

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

“The Sun”: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës, radhë mjetesh nga Maqedonia në pritje për të kaluar doganën

Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët: Përdore vizën korrekt, respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

Bulqizë, qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit! Ja rregullat e reja për çdo banor

SHBA, Ghislaine Maxwell transferohet në një kamp burgu me siguri minimale në Teksas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.