Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për lëshimin e urdhërarresteve ndaj tij dhe ish-ministrit të tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant. “Sot, Izraeli paraqiti një njoftim në Gjykatën Ndërkombëtar Penale në lidhje me synimin për të apeluar në gjykatë së bashku me një kërkesë për të shtyrë zbatimin e urdhërarresteve,” tha zyra e Netanyahu-t.
Zyra e kryeministrit izraelit tha se Netanyahu sot u takua me senatorin e SHBA-së, Lindsey Graham, në zyrën e kryeministrit në Kuds. Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për Netanyahu-n dhe Gallant-in duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli ka një afat deri në mesnatën e sotme për t’iu përgjigjur vendimit të gjykatës në Hagë. Izraeli gjithashtu po përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën brutale në Gaza, ku që nga tetori i vitit të kaluar ka vrarë të paktën 44.300 palestinezëve./AA