10:16 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Izraeli këmbëngul se nuk ka armëpushim afatgjatë me Hamasin: Do t’i lejonte që të riarmatosej për vazhdimin e luftës

09:39 | 30/04/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Izraeli këmbëngul se nuk ka armëpushim afatgjatë me Hamasin: Do t’i lejonte që të riarmatosej për vazhdimin e luftës

Izraeli ka hedhur poshtë një armëpushim pesëvjeçar të propozuar me Hamasin, duke pretenduar se një armëpushim afatgjatë do t’i lejonte grupit palestinez të riarmatoset, sipas raporteve të shumta të medias që citojnë zyrtarë izraelitë. Egjipti dhe Katari janë përpjekur të ndërmjetësojnë një armëpushim në Gaza. Izraeli e theu armëpushimin e mëparshëm dy-mujor në mars duke nisur një breshëri të re sulmesh ndaj enklavës.

Marrëveshja e re e propozuar thuhet se përfshinte lirimin e të gjithë pengjeve izraelite të mbetura që mbaheshin në Gaza në këmbim të një ndërprerjeje afatgjatë të armiqësive. Thuhet se Hamasi ka refuzuar të dorëzojë armët për aq kohë sa vazhdon pushtimi izraelit.

“Nuk ka asnjë shans që ne të biem dakord për një armëpushim të zgjatur me Hamasin që i lejon atij vetëm të riarmatoset, të rimëkëmbet dhe të vazhdojë luftën e tij kundër Izraelit”, tha zyrtari, siç citohet nga The Times of Israel. Izraeli ka deklaruar se qëllimi i tij kryesor është çarmatimi i plotë dhe eliminimi i Hamasit.

 

 

Karta themeluese e Hamasit bën thirrje për shkatërrimin e Izraelit, por lëvizja ka sinjalizuar se mund të bjerë dakord për një armëpushim afatgjatë në këmbim të përfundimit të pushtimit, vuri në dukje Reuters. Më herët këtë muaj, grupi palestinez tha gjithashtu se dëshironte një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje dhe se nuk do të pranonte asnjë marrëveshje “të pjesshme” .

Në përgjigje të refuzimit të raportuar të Izraelit për të pranuar armëpushimin afatgjatë, një grup që përfaqëson familjet e pengjeve deklaroi se “edhe një herë ‘burimi i lartë politik’ vërteton se qeveria izraelite nuk ka plan’ për lirimin e atyre që janë ende në robëri në Gaza.

Autoritetet izraelite kanë raportuar se nga 59 pengjet e listuara si pengje të mbetura në enklavë, vetëm 24 mendohet se kanë mbijetuar. Dhjetëra të tjerë janë liruar më parë nëpërmjet marrëveshjeve të armëpushimit ose marrëveshjeve të veçanta.

Pas

Tentuan të trafikonin në Greqi 56 kg kanabis/ Arrestohen dy persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Para

Të akuzuar për vjedhje me dhunë, tre të arrestuar në Lezhë

Para
Të akuzuar për vjedhje me dhunë, tre të arrestuar në Lezhë

Të akuzuar për vjedhje me dhunë, tre të arrestuar në Lezhë

 



Të Fundit

Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Konstituimi i Kuvendit, detyrë e të gjithë deputetëve

Goditet një rast i shitjes së lëndëve të forta narkotike, në qytetin e Vlorës.

Gjykata e Lartë vulos sekuestron ndaj banesës në Qerret, rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Izraeli: Më shumë se 900 objektiva iraniane goditen gjatë Operacionit “Luani në Ngritje”

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Situata nga zjarret në jug, Forcat Ajrore kontrolle me dronë në zonat e prekura

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, vizitoi Universitetin e Kalabrisë për të nderuar veprën e profesorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe në këtë universitet në 50-vjetorin e krijimit të Katedrës dhe Laboratorit të Albanologjisë.

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

Lëkundje tërmeti në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.