Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha se ushtria izraelite do të vazhdojë të sulmojë Bejrutin nëse Libani nuk e çarmatos Hezbollahun.
“Nuk do të ketë qetësi në Bejrut, as rend, as siguri në Liban pa siguri për shtetin e Izraelit, marrëveshjet duhet të respektohen dhe nëse nuk bëni atë që është e drejtë, ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprime dhe me forcë të madhe”, tha Katz në një deklaratë.
“Ju duhet të siguroheni që ushtria libaneze t’i përmbahet vërtet marrëveshjes së armëpushimit”, u përgjigj Katz në deklaratë.
Është hera e katërt që Izraeli ka shënjestruar periferitë jugore të Bejrutit, një fortesë e Hezbollahut, që kur hyri në fuqi një armëpushim midis Izraelit dhe lëvizjes islamiste.
Sipas kushteve të armëpushimit, organizata pro-iraniane duhet të tërheqë forcat e saj dhe të çmontojë të gjithë infrastrukturën e saj ushtarake në jug të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin.
Armëpushimi i dha fund më shumë se një viti armiqësish që kulmuan në një luftë të hapur dy-mujore midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut , një konflikt nga i cili ky i fundit doli shumë i dobësuar.