Izraeli mund Shqipërinë 1-2 në ‘Air Albania’ . Golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Broja nga penalltia.
Të dy golat për Izraelin u shënuan nga Solomon duke arritur përmbysjen e rezultatit. Shqipëria mban vendin e 3-të me vetëm një pikë në “Ligën e Kombeve”.
Izraeli kryeson Grupin 2, të Ligës B me katër pikë.
Kuqezinjtë morën frenat e lojës në dorë që në fillim dhe nisën të ushtronin presion. Në minutën e 20-të, Uzuni është penguar në zonë, por nuk ka penallti. VAR nuk e konsideron të tillë. Më pas, ka 11 metërsh pas një prekje me dorë në aksionin në vijim. Broja bëhet gati të gjuajë, arbitri shkon te monitori i VAR dhe nuk ka penallti.
Megjithatë, në fundin e pjesës së parë vjen penalltia që nuk mund të kishte dyshime. Balliu futet mirë në zonë dhe ka ndërhyrje të parregullt ndaj. Arbitri i sigurt, drejton dorën nga pika e bardhë. Gjuan Broja nga 11-metërshi dhe gol!