Izraeli po fillon një zgjerim të madh të operacionit të tij ushtarak në Gaza dhe do të pushtojë zona të mëdha të territorit, tha ministri i mbrojtjes i vendit.
Israel Katz tha në një deklaratë se do të kishte një evakuim në shkallë të gjerë të popullsisë palestineze nga zonat e luftimit.
Në një postim në X, ai shkroi: “U bëj thirrje banorëve të Gazës që të veprojnë tani për të hequr Hamasin dhe për të kthyer të gjithë pengjet. Kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.”
Ai tha se ofensiva po “zgjerohej për të shtypur dhe pastruar zonën nga terroristët dhe infrastrukturën terroriste dhe për të marrë kontrollin e zonave mëdha që do t’i shtohen zonave të sigurisë të shtetit të Izraelit”.
Zgjerimi i operacionit të saj ushtarak në Gaza thellon një ofensivë të përtërirë izraelite.
Armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit që kishte filluar në janar përfundoi në mars pasi Izraeli nisi sulme të ndryshme ajrore në objektiva në të gjithë Gazën.