Izraeli ka rinisur sot sulmet ajrore në Teheran, duke goditur kryesisht zonat lindore dhe perëndimore të kryeqytetit iranian, ku edhe aktualisht raportohet për shpërthime të fuqishme. Ndër zonat e goditura janë Chitgar, qendra tregtare gjigante Iranmal, Shahrak Bagheri dhe rrethinat e lagjes Olimpike.
Ndërkohë, shumë banorë të Distriktit 3 të Teheranit po përgatiten të largohen nga qyteti, pas paralajmërimit për evakuim të lëshuar nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). Sipas mediave lokale, objektiv i sulmeve ka qenë gjithashtu edhe një “garnizon ushtarak në perëndim” të kryeqytetit iranian.