Forcat izraelite do të zgjerojnë operacionet e tyre në Rafah nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi nuk kthehen deri në fillimin e muajit të Ramazanit. Kështu u shpreh ministri i luftës së Izraelit, Mebby Gantz ditën e dielë.
Muaji i Ramazanit pritet të nis më 10 mars dhe komentet e Ganz duken qartazi të jenë afati final për veprimin e ushtrisë izraelite në qytetin jugor të Gazas, ku më shumë se 1 milionë palestinezë të zhvendosur kanë gjetur strehë në kufirin pranë Egjiptit.
“Bota duhet ta dijë dhe liderët e Hamas duhet ta dijnë – nëse deri në Ramazan pengjet tanë nuk janë në shtëpi – lufitmet do të vijojnë në zonën e Rafah”, tha Gantz në një mbledhje të organizatës amerikano-hebreje në Jeruzalem.
“Do ta bëjmë këtë në një mënyrë të koordinuar, duke mundësuar evakuuimin e civilëve në dialog me partnerët tanë amerikanë dhe egjiptianë që të minimizojmë viktimat civile”.
Izraeli thotë se planifikon të zgjerojë operacionet tokësore në Rafah si pjesë e qëllimit të tij për të shkatërruar Hamasin që pas sulmeve të 7 tetorit. Por ka një shqetësim të shtuar për 1.5 milionë palestinezët e strehuar që nuk do të kenë se ku të shkojnë.
“Për ata që thonë se çmimi është shumë i lartë, unë them këtë shumë qartë: Hamas ka një zgjedhje – ata mund të dorëzohen, të lirojnë pengjet dhe qytetarët e Gazas do të jenë të lirë të festojnë muajin e tyre të Ramazanit,” tha Gantz.