16:07 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Izraeli vijon sulmet mbi Liban, humbin jetën 11 persona

09:41 | 03/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Izraeli vijon sulmet mbi Liban, humbin jetën 11 persona

Izraeli ka kryer sulmin më të madh kundër Libanit prej kur palët janë pajtuar për një armëpushim një javë më parë, duke vrarë të paktën 11 persona. Sulmi ka ardhur pasi grupi militant i Libanit, Hezbollah, ka gjuajtur një breshëri predhash si paralajmërim për ato që i ka cilësuar shkelje të armëpushimit nga ana izraelite.

Hezbollahu është grup i mbështetur nga Irani, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Bashkimi Evropian e konsideron terrorist vetëm krahun ushtarak të grupit, por jo atë politik. Sulmi me predha ka qenë i pari i Hezbollahut kundër forcave izraelite pasi palët janë pajtuar për një armëpushim 60-ditor javën e kaluar.

Marrëveshja tejet e cenueshme parasheh dhënien fund të luftimeve që kanë nisur më shumë se një vit më parë mes Hezbollahut dhe Izraelit – në kuadër të zgjerimit të konfliktit të nxitur nga lufta shkatërruese mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë. Edhe Hamasi konsiderohet grup terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi në Gazë, duke thënë në rrjetet sociale që, nëse pengjet nuk lirohen derisa ai zyrtarisht të marrë pushtetin në janar, grupi do ta paguajë rëndë. Nuk është bërë e qartë nëse Trump ka kërcënuar me përfshirje direkte të ushtrisë amerikane në luftën e Izraelit në Gazë. SHBA-ja i ka dhënë Izraelit mbështetje tepër të rëndësishme ushtarake dhe diplomatike përgjatë konfliktit gati 15-mujor.

Lufta në Gazë ka shpërthyer pas sulmeve të Hamasit në jug të Izraelit, në tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng mbi 240 të tjerë. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse të Izraelit në Gazë janë vrarë më shumë se 44.000 njerëz, sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze. Kombet e Bashkuara paralajmërojnë që situata në Gazë është apokaliptike dhe që civilët janë duke vuajtur më së shumti këtë situatë.

Etiketa: HezbollahIzraeliLibani
Pas

Merrnin ryshfet 500 deri në 1500 euro për të kthyer para afatit patentat, Apeli i GJKKO-së mes vendimin për 4 punonjësit e policisë dhe 21 të pandehurit e tjerë

Para

Presidenca hap dyert për personat me aftësi të veçanta, Begaj: Punësim dhe akses për personat me aftësi të kufizuara

Para
Presidenca hap dyert për personat me aftësi të veçanta, Begaj: Punësim dhe akses për personat me aftësi të kufizuara

Presidenca hap dyert për personat me aftësi të veçanta, Begaj: Punësim dhe akses për personat me aftësi të kufizuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Operacioni policor “Duplicate”, prangoset 36-vjeçari për vjedhjen e një automjeti, tentoi t’i largohej policisë

IPA III/ BE i jep Shqipërisë 40 mln euro për dixhitalizimin, shëndetësia dhe siguria kibernetike prioritet

Ministri Hoxha pret Ambasadorin e Spanjës, propozime konkrete për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Burgu i Spaçit restaurohet për xhirimin e një filmi, aktivistët kundër punimeve: Po shkatërrohen vlerat e memories. Të ndalen menjëherë!

La SHBA-të dhe iu bashkua IS-it, shqiptari nga Kosova dënohet me 10 vite burg

Dyshon se numëruesit e PD e vodhën, Meta vetëm 113 vota në Bashkinë Kavajë, mbi 2800 mori kushëriri i Elvis Rroshit! Kreu i PL 90% më pak se LSI në 2021

Trump do bashkëpunojë me Japoninë për “Kupolën e artë”

14-vjeçarja vdes nga paniku! Tërmet i fuqishëm në Turqi, tronditen edhe ishujt grekë

Humbja e Rafal Trzaskowskit në zgjedhjet presidenciale, Tusk kërkon votëbesim në Parlamentin polak më 11 qershor

Shkatërruan flotën bërthamore të Putinit, kush është çifti ukrainas pas sulmit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.