Ushtria izraelite thotë se forcat e saj ajrore sapo kanë përfunduar një sulm ndaj një centrali bërthamor iranian në zonën e Isfahanit, në jug të Teheranit.
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike ka siguruar publikun se nivelet e rrezatimit përreth centralit bërthamor të Natanzit pas sulmit mbeten “të pandryshuara”.
Sulmi shkatërroi një strukturë për prodhimin e uraniumit metalik, infrastrukturën për konvertimin e uraniumit të pasuruar, laboratorë dhe infrastrukturë tjetër.
Deri më tani, dy objekte bërthamore, Natanz dhe Fordow janë shënjestruar, dhe të paktën pesë vende të rëndësishme ushtarake.
Ndërtesat banesore dhe tregtare në kryeqytetin e vendit, Teheran, janë gjithashtu në shënjestër, kryesisht në lagjet më të pasura veriore të qytetit.
Infrastrukturë tjetër kyçe e synuar përfshin një ndërtesë qeveritare në Qasr-e Shirin, në kufirin me Irakun, në veriperëndim të vendit, dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Tabrizit.