Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se është njoftuar për vdekjen e shtetasit amerikan Saif Musallat në Bregun Perëndimor, në vazhdën e një sulmi të kolonëve izraelitë në zonë.
Ushtria izraelite reagoi duke thënë se po e heton incidentin në Sinjil, ku përplasja mes palestinezëve dhe kolonëve shpërtheu pasi këta të fundit u sulmuan me gurë nga palestinezët, cka solli dhe plagosjen e disa izraelitëve.
Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera të rëndësishme për të drejtat e njeriut i konsiderojnë vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe pjesë të një strategjie më të gjerë për zhvendosjen e palestinezëve.