Kryeministri Rama ka publikuar 5 pikat mbi mënyrën si mendon ta rrisë shërbimin e cilësisë në shëndetësi.
Ndër pikat e propozuara është edhe ajo e largimit të të gjithë drejtuesve të rinj aktualë dhe afrimin e të rinjve.
5 PIKAT E RAMËS:
- Ristrukturim tërësor i organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik
- Largim i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë
- Fuqizim i mbështetjes financiare për specialistët që angazhohen jashtë Tiranës
- Nisja e procesit për jetësimin e Autonomisë Spitalore
- Struktura dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik – privat
(B.H/Shuplaka)