Këngëtari Sinan Hoxha dha bashkëshortja e tij Andrra Destani janë një nga çiftet më të njohura në mediat rozë.
Ata përfliten shumë për jetën private, ndonëse janë kujdesur gjithmonë që ta mbajnë të rezervuar nga mediat.
Së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Andrra ka zbuluar për fansat e saj marrëdhënien me mamanë e bashkëshortit të saj Sinanit.
“A ke bërë ndonjëherë pushime bashkë me vjehrrën” e pyet një ndjekës dhe Andrra nuk ka ngurruar të përgjigjet.
“Po, ja cfarë i bëj vjehrrës”, shkruan ajo krahas një videoje ku mamaja e Sinanit shfaqet duke u relaksuar, duke treguar kështu se i kanë marrëdhëniet shumë të mira me njëra-tjetrën.