Albert Stanaj është këngëtari me origjinë shqiptare i cili jeton në SHBA dhe që tashmë po fiton çdo ditë e më shumë fame atje. Lajmet për të nuk kanë qënë të pakta në lidhje me karrierën e tij kohë e fundit.
Por mesa duket ai po gëzon edhe dashamirësinë dhe respektin e kolegëve të tij. Këngëtarja Bleona Qereti në një foto të postuar në Instagram nga këngëtari Stanaj ka komentuar: “Zemër më telefono, po të nis numrin tim në Instagram.”
Nuk dihet përse këngëtarja ka zgjedhur këtë rrugë për të komunikuar me këngëtarin, duke e bërë publike kërkesën e saj. Ndoshta kjo për faktin se ajo kërkon ta mbështesë më tej në rrugën e karrierës së tij. (J.V/Shuplaka)