U krijua ideja se marrëdhënia mes të dyve ishte e shkëlqyer, bile si të tillë e paraqisnin edhe ata vetë. Por ja që gjërat nuk janë përherë ashtu siç duken. Ata u ndanë vetëm pask muaj më parë. Bëhet fjalë për marrëdhënien e Cozmanit me Tunën.
Pas ndarjes këngëtari Cozman po kalon më shumë kohë në Londër pranë familjes së tij. Ndërsa Tuna është duke shijur lidhjen e re dhe shtatzëninë e saj. Cozman ka një raport tejet të afërt dhe të përzemërt me të ëmën dhe motrën, që janë femrat më të rëndësishme të jetës së tij. Kështu ka deklaruar edhe në rrjetet sociale, ndërsa publikon edhe një foto të tyre. “Ohh sa shumë ju dua bre” shkruan Cozman në mbishkrimin e fotos. (J.V/Shuplaka)