08:42 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

09:59 | 23/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

New Yorku, Londra dhe Parisi kryesojnë listën e qyteteve më tërheqëse në botë, sipas renditjes më të fundit të publikuar nga instituti prestigjioz britanik Oxford Economics. Treshja kryesuese dominon në ekonomi, kapital njerëzor dhe cilësi jete.

Renditja analizon pesë shtylla kryesore: ekonominë, kapitalin njerëzor, cilësinë e jetës, mjedisin dhe qeverisjen. Këto kritere kombinohen për të përcaktuar sa tërheqës është një qytet për investime, talent ndërkombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Sipas raportit Nju Jorku spikat për përqendrimin e industrive të fuqishme si financa, teknologjia dhe krijimtaria. Londra shkëlqen në tërheqjen e talenteve globale, falë universiteteve të saj prestigjioze dhe Parisi kryeson për cilësinë e lartë të jetesës.

Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu qytete si San Jose (Silicon Valley), Seattle, Melbourne, Sydney, Boston, Tokio dhe San Francisco.

Italia ka mbetur pas në këtë renditje, Milano është qyteti italian më i lartë i renditur, në vendin e 82-të, ndërsa Roma zbret më poshtë, në vendin e 112-të. Një rezultat që ka ngritur shqetësime mbi aftësinë e qyteteve italiane për të konkurruar globalisht në aspektin e zhvillimit dhe inovacionit.

Ndër qytetet evropiane, Londra, Parisi dhe Dublini (në vendin e 13-të) udhëheqin listën, ndërsa kryeqytetet nordike si Stokholmi, Oslo dhe Kopenhagen vlerësohen për cilësinë e administratës publike dhe qeverisjen efikase. Zyrihu dhe Gjeneva gjithashtu marrin nota të larta në këtë drejtim.

Fakt interesant mbetet se Madridi është i vetmi qytet mesdhetar evropian në top 50, duke u renditur në vendin e 44-të.

Pas

Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari

Para

Vrasja e Ilaria Sulës/ Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj, ai i mori jetën

Para
Vrasja e Ilaria Sulës/ Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj, ai i mori jetën

Vrasja e Ilaria Sulës/ Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj, ai i mori jetën

 



Të Fundit

Indonezia nënshkruan kontratë me Turqinë për blerjen e 48 avionëve luftarakë KAAN

Franca thirrje BE-së: Ushtroni presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

Shqipëria, me ritmet më të ulëta të rritjes së investimeve të huaja në rajon më 2024

Pushteti vendor 21 mln euro për mbrojtjen nga zjarri në 2025! Instituti i Bashkive: Fond i ambientit

Velipoja në fokus: Rama inspekton gatishmërinë për sezonin turistik

Reshjet bllokojnë rrugën Burrel–Milot, rrëshqitje gurësh në tunelin e Shkopetit

Akuzohet se vrau 52-vjeçaren në Pogradec, Prokuroria urdhër arresti për autorin

Tragjedia në Irlandën e Veriut, pas vrasjes së një nëne me dy fëmijët e saj, ndërron jetë edhe një person i katërt

Sulm me armë në New York/ Katër të vdekur, mes tyre edhe një efektiv policie

Dosja ‘Meta’ drejt GJKKO: Kryemadhit i komunikohet sot akuza

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.