Dy prej artistëve më të dashur për publikun, këngët e të cilëve janë mjaft të pëlqyera nga publiku, kohët e fundit janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Është fjala për Flori Mumajesin dhe Ylli Limanin ku një ndër arsyet pse hitet e tyre pëlqehen shumë është fakti që dy këngëtarët i realizojnë projektet me shumë ndjenjë.
Dalja e tyre e shpeshtë në krah të njëri-tjetrit ka bërë që fansat të presin një bashkëpunim mes tyre, por deri tani s’ka patur gjë konkrete.
Të dy artistët kanë publikuar një video ku shihen në një studio duke kënduar një pjesë të vogël të këngës “Te gjithe sot po duan”, të Klajdi Harunit të cilën e interpretuan mjaft bukur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)