02:03 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ja disa arsye se pse njerëzit tradhtojnë në një marrëdhënie sipas psikologëve

22:22 | 03/05/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ja disa arsye se pse njerëzit tradhtojnë në një marrëdhënie sipas psikologëve

Kur njerëzit tradhëtojnë në çdo aspekt, ata ulin veten e tyre. Kohët e fundit është bërë mjaft e zakonshme tradhëtia në marrëdhënie. John Hoëard, një psikoterapist, thotë se në 50% të marrëdhënieve, ekziston tradhëtia. Shpesh ajo mbetet një arsye e fortë e divorceve, ndaj dhe mendohet se shumë çifte po ndahen kohët e fundit.

Por cilat janë arsyet se pse personat tradhëtojnë? Shumë shkencëtarë socialë dhe shumë psikologë besojnë se është pikërisht monogamia ajo që shihet si një kufizim nga shumica e njerëzve. Ata thonë se kryesisht meshkujt, të cilët priren më tepër të tradhëtojnë, e shohin si jonormale monogaminë, pra lidhjen me një person të vetëm për gjithë jetën. Sipas të dhënave edhe nga evolucioni i njeriut, meshkujt për të siguruar vazhdimësinë e llojit, shkonin me më shumë se një femër përgjatë jetës së tyre. Por krahas një arsyeje të tillë, ekzistojnë edhe arsye të tjera, të cilat psikologët i rendisin si më poshtë:

Mungesa e dashurisë

Edhe pse mund të shihet si një justifikim, një numër i madh tradhëtarësh shprehen se kanë tradhëtuar, ngaqë nuk e donin më personin që kishin në krahë. Gjithashtu, edhe faktorë të tjerë si mërzitja, mungesa e komunikimit, mungesa e tërheqjes për personin tjetër, mund të luajnë rol në këtë arsye.

Premtim i kotë

Shumë njerëz premtojnë se në një marrëdhënie do të jenë besnikë sa për sy e faqe dhe përfundojnë duke tradhëtuar. Ka edhe të tjerë që betohen përpara institucioneve të kultit dhe i shkelin ato betime, të cilat ia bëjnë personit tjetër. Persona të tillë që betohen apo premtojnë gjëra të kota, janë më të prirur të tradhëtojnë në një marrëdhënie.

Problemet me vetëbesimin

Shumë të rinj kanë probleme me vetëbesimin dhe mendojnë se do i kalojnë këto probleme duke pasur sa më shumë lidhje në të njëjtën kohë. Kjo gjë u duket shumë në modë dhe e praktikojnë për të rënë në sy, pasi qendra e vëmendjes në shoqëri u shton atyre vetëbesimin.

Faktorë të lidhur me situata të caktuara

Ekzistojnë situata të caktuara që kanë të bëjnë me vendin e gabuar dhe kohën e gabuar, në të cilat bëhen gjërat e gabuara. Alkooli dhe droga akuzohen si faktorët kryesorë që turbullojnë përqëndrimin e njerëzve dhe i shtyjnë drejt tradhëtisë, pa qenë të vetëdijshëm.

Shpesh tradhëtohet pa e marrë parasysh se çfarë i shkakton personit që të do. Viktimat e tradhëtisë rrezikojnë më shumë të bien pre e ankthit dhe depresionit, shkruan bota.al. Ata janë më të prirur të reduktojnë edhe marrjet e ushqimit, si dhe të bien pre e konsumimit të drogës apo alkoolit, si pasojë e tradhëtisë që kanë mbi supe prej personit që donin.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: marredhenietradhti
Pas

Instagram është gati për të lançuar filtrin e komenteve ngacmuese

Para

5 gjërat që femrat nuk durojnë dot te një mashkull

Para
5 gjërat që femrat nuk durojnë dot te një mashkull

5 gjërat që femrat nuk durojnë dot te një mashkull

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.