Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me padinë që Presidenti Ilir Meta i bëri Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Pretendimin e Kreut të Shtetit e përforcoi edhe numri dy i LSI-së duke e quajtur ministren memece për dokumente dhe llafazane për moralin.
Mendimit të tij në lidhje me shkeljet Vasili i shoqëron edhe me foto të disa disa dokumenteve që sipas tij përbëjnë faktet.
Postimi i plotë
Ministrja e drejtesise shume memece per dokumentat qe ka falsifikuar e manipuluar per Gjykaten Kushtetuese !?
Po e njejta Ministre shume llafazane per moralin e saj, qe ngrihet lart e shume me lart akoma… e per te cilin nuk kemi asnje dyshim…!
Edhe shume memece edhe shume llafazane edhe me shume qejf me bishtin e flamurit te shqepur te reformes ne drejtesi ne dore.
Ja edhe dokumentet se mbase memeces i vjen goja….