Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar lidhur me ngjerjen që moimentalisht po vijon e shoqëruar me tensione të larta në zonën e Selvisë në Tiranë ku janë shembur disa objekte.
Teksa pronarët luftojnë me përmbaruesit për të mbrojtur pronat e tyre për të cilat thonë se i kanë me dokumente të rregullta, i pari i Tiranës ka zgjedhur ta komentoj këtë situatë duke bërë humor duke e quajtur këtë operacion të ndërmarrë nga bashkia si çlirimi i “Vojo Kushit” dhe godinat që po shemben si “ish-bingo”.
“Pas Ali Demit, nis çlirimi i Vojo Kushit! Nuk mjaftoi ish-bingo, por ja hipen siper Vojos, si ai tankut, me kat pa leje e me grykesi qe as fashizmi s’e kish! Ta dinte Vojo qe do behej kurban per llotot e deputeteve te rene vafti, do e kish menduar dy here ate punen e tankut!”, shkruan Veliaj.
Ditën e sotme në zonën e Selvisë në Tiranë janë prishur 3 biznese, e kjo sipas banorëve pa dijenin e tyre.
Duket se ngjarja ka agravuar ku pronarët e objekteve të prishura janë përpalsur me policinë dhe të vendosur janë shprehur se janë të gatshëm të vetëflijohen brenda objekteve të tyre.
Punimet kanë vijuar duke thyer xhamat e ndërtesës, ndërkaq 3 personat të cilët ishin brenda në shenjë rezistente janë shoqëruar nga efektivët e policisë.
Më herët njëri prej pronarëve i cili ishte duke agjeruar, ka çelur Iftarin brenda pronës së tij të boshatisur nga objektet dhe gati për tu prishur.
Deri më tani 2 prej bizneseve janë kthyer në gërmadha dhe tjetri është duke u prishur. Por rezistenca e pronarëve duket e se ka bërë të pamundur prishjen e tij.
Pronarët të lajmëruar nga banorë të zonës apo dhe nga punonjësit që kishin në biznesin e tyre janë shprehur për FaxNews se për gjithë këtë do të vijojnë procedimet penale.
(F.GJ/FAXWEB.AL)