Berisha nuk ka ngurruar të bëjë edhe një lloj ‘parashikimi’ përsa i përket periudhës që do të qëndrojë në politikë. Ai kujtoi një episod të mëparshëm ku u kishte thënë socialistëve se do të qëndronte në politikë deri kur të ishte 85 vjeç ndërsa së fundmi e ka përmbysur këtë parashikim.
Në fjalën e tij, ai u betua para demokratëve të Kurbinit se do të qëndronte në politikë deri në moshën 95 vjeçare.
Sali Berisha: Siç e dini ua pata thënë në parlament atyre socialistëve që këtu do më keni derisa të bëhem 85 vjeç. Tani këtu, po betohem se nëse i madhi Zot e bën të mundur do më keni këtu në mesin tuaj deri sat ë bëhem 95 vjeç. Të përgatiten!