10:56 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi ShowBiz

Ja ku do ta festojnë natën e ndërrimit të viteve personazhet e njohur

09:21 | 28/12/2016
në ShowBiz, Te Gjitha
0
Ja ku do ta festojnë natën e ndërrimit të viteve personazhet e njohur

Nata e ndërrimit të viteve është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duan ta festojnë pranë familjes dhe të dashurve të tyre. Vitet e fundit personazhet e famshëm të showbiz-it por edhe figurat e njohura të ekranit  i kemi parë ta kalojnë këtë mbrëmje jashtë Shqipërisë duke punuar. Këtë vit, disa personazhe të njohur, ndryshe nga nga vitet e tjera  kanë refuzuar ftesat për të punuar, dhe për të festuar larg familjes së tyre. “Edhe sikur të më ofronin 50 milionë do refuzoja çdo ftesë pune”, tha Big Basta. Soni Malaj na tregon se këtë vit përveç nënës dhe vogëlushes së saj do festojë edhe me të fejuarin Klevin. Ndërsa familja e aktorit Amos Zaharia do “transferohet” në Pallatin Mbretëror më 31 dhjetor, për të festuar me çiftin e sapo martuar Princ Leka Zogu dhe Elia Zaharia. Rudina Xhunga  pranë bashkëshortit dhe vajzën e tyre Alana shkruan “BlueTooth.

Amos Zaharia

 “Do të festoj me familjen, në shtëpinë e Elias dhe Lekës deri në orën 12. Pastaj unë dhe krevati im i dashur. Kam dalë gjithmonë me shoqërinë, por këtë vit po mendoj që të jem me familjen. Do qëndroj pak pas orës 12 në shtëpinë e Elias dhe pastaj do shkoj në shtëpinë time”, rrëfen aktori. Sipas tij, dalja me shoqërinë, siç është traditë në Tiranë, pas orës 12, nuk është në planet e këtij viti. “

Rudina Xhunga

Për Rudina Xhungën ky fundvit do të jetë tejet special për gazetaren. Rudina këto ditë do të publikojë edhe librin e saj të parë me përralla. “Mezi po e pres 31 dhjetorin, pasi këto ditë dalin “Përrallat e Pitilushes” dhe ditën e Vitit të Ri, bashkë me Alanën do t’i çojmë te fëmijët e jetimores. Mandej në darkë, në shtëpi me gjelin e detit që erdhi nga Semani dhe bakllavanë që po vjen nga Erseka. Nuk kam shumë për të gatuar se në këtë ditë vijnë gatimet nga disa vende të Shqipërisë, ku bashkë me Alanën kemi qenë në verë, për emisione turizmi. Tani janë tetat e Korçës, Kolonjës, Lezhës, Vunoit, që na e bëjnë të bukur dhe të paharrueshme darkën e fundit të vitit” u shpreh gazetarja. 

Soni Malaj

 “Do të qëndroj në shtëpi deri në orën 11 dhe, në fakt, Anna fle përpara asaj ore. Me Annën kemi festuar Krishtlindjen dhe ajo e ka pasur festë gjatë gjithë këtyre ditëve. Por edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve do të jemi për darkë bashkë. Për gatimet kujdeset mami, pasi unë duhet të përgatitem për mbrëmjen dhe e kam të pamundur. Ne jemi të fejuar dhe sigurisht që Klevi do të jetë me mua gjatë gjithë kohës. Jemi të pandashëm (qesh). Do të jemi për darkë bashkë dhe pastaj do të vij me mua edhe në koncert”, përfundon Soni. 

Big Basta

 “Edhe sikur të më ofronin 50 milionë do refuzoja”, ka rrëfyer reperi. Më tej Big Basta tregon se më 31 dhjetor do të festojë me Vesën, djalin dhe familjen e tij në Tiranë, sigurisht për të shijuar në maksimum kohën me vogëlushin që i bëri për herë të parë prindër”.  (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: nata e nderrimit te viteteperonazhet e njohur
Pas

E shiti makinën më pas e kallëzoi të vjedhur, arrestohet 56-vjeçari

Para

Në ndihmë me zemër, qindra familje i gëzohen bujarisë së Fran Gjokës dhe gazetarit Mehaj (FOTOT)

Para
Në ndihmë me zemër, qindra familje i gëzohen bujarisë së Fran Gjokës dhe gazetarit Mehaj (FOTOT)

Në ndihmë me zemër, qindra familje i gëzohen bujarisë së Fran Gjokës dhe gazetarit Mehaj (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

Armë të trafikuara nga Kosova dhe për qëllime kriminale! Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Tragjike/ Hyri për t’u larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

Trafik armësh dhe prodhim e shitje droge/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, ja çfarë ka ndodhur

Matura Shtetërore, sot testimi i gjuhës së huaj për rreth 27 mijë nxënës

Zbulohen 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara me logo false, arrestohen 4 persona, shpallen në kërkim 2 të tjerë

Nisja e sezonit veror, Rama: 36 qendra shëndetësore verore janë hapur në vend në shërbim të qytetarëve

A po lëkundet aleanca trepartiake? DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.