Historiani Shaban Murati përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se diplomacia shqiptare është në një gjendje të mjerueshme, ku ministrat e jashtëm merren nga rruga, dhe lihen që të mbyllim bisedime të një rëndësie të veçantë siç janë ato për kufijtë detarë.
Duke marrë shembull marrëveshjen e arritur mes Greqisë dhe Italisë për zonat ekonimike ekskluzibe detare, e cila u realizua pas bisedimeve që zgjatën 40 vite, Murati shkruan se Shqipëria nga ana e saj i ka mbyllur këto bisedime për gjashtë muaj.
Postimi i Muratit: Derexheja e diplomacisë shqiptare. Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias deklaroi në 10 qershor se u deshën mbi 40 vjet bisedime që të arrihej marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë për zonat ekonomike ekskluzive detare, e cila u nënshkrua në 9 qershor 2020.
Shqipëria, e cila i merr nga rruga ministrat e saj të jashtëm, bisedimet e saj me Greqinë për kufijtë detarë, për shelfin kontinental dhe për zonat ekonomike ekskluzive i mbylli njeri ministër i jashtëm për 9 muaj dhe tjetri ministër i jashtëm për 6 muaj.