Kryeminsitri i vendit Edi Rama është nderuar me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit” gjatë vizitës së tij më të fundit në Francë.
Rama udhëtoi një ditë më parë drejt Parisit, në kuadër të vizitës një ditore zyrtare, në të cilën u takua me zyrtarë të lartë. Kreu i Qeverisë shkruante një ditë më parë se ishte gjithnjë kënaqësi rikthimi në Paris. Por dekorata e tij i komentua së shumti. Edhe Altin Goxhaj nuk ka ngleur pas në këtë aspekt.
Sipas tij, Rama u dekorua në Francë njësoj si 100 vjet më parë kur u dekorua Kryeministër Esad Toptanin
“Siç ua thashë dhe dje!!!
JA PSE FRANCA QË MBAN NË BURG HARADINAJN DEKORON RAMËN: SERBIA!!! “Ju jeni i pari shef i Qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë;”
Njësoj si 100 vjet më parë kur dekoroi të vetmin Kryeministër tjetër shqiptar: Esad Toptanin”, shprehet Altin Goxhaj.
(J.V/Shuplaka)