Më 22 korrik do të zhvillohen zgjedhjet në Partinë Demokratike për Kryetarin e ri të saj. në garë është kryetari i ngrirë Lulzim Basha dhe rivali i tij Eduard Selami.
Fleta përmban emrat e dy kandidatëve, Bashës dhe Selamit, votuesit do të vendosin shenjën “plus” ose “x” përbri emrit që dëshirojnë të shohin në krye të partisë më të madhe opozitare.
Të drejtën e votës e kanë rreth 103 mijë anëtarë të Partisë Demokratike. Zgjedhjet do të zhvillohen në mbi 60 degë, ndërsa në mbarë Shqipërinë do ketë 72 qendra votimi. Pas mbylljes së votimit numërimi i fletëve të votimit do të bëhet në selinë qendrore të PD-së.
Bashës i ka rënë shorti të renditet i pari në fletën e votimit. Shorti është hedhur nga Komisioni i Organizimit dhe Operacioneve Zgjedhore.