Studiuesi Kastriot Dervishi, ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, ka publikuar një dokument të arkivit të ministrisë së Brendshme, ku mësohet për krimet ordinere të kohës së komuniamit.
Dokumenti tregon për një krim rrënqethës të ndodhur gjatë asaj kohe. 5 ushtarë në Durrës kishin përdhunuar një 22 vjeçare e cila ishte punëtore e fabrikës së duhanit në Durrës.
Dervishi thotë se ajo kohë prodhoi “Njeriun e ri” që ishte kafsha më e llahtharshme e atij regjimi.
“Shumë herë, nga persona idhtarë të regjimit komunist, apo nga të tjerë që nuk e kanë njohur atë kohë, flitet për “qetësinë e kohës së Enverit”. Ajo kohë prodhoi kriminalitetin më të paparë në historinë e Shqipërisë, sepse krijoi “njeriun e ri”, kafshën më të llahtarshmshme të atij regjimi. Nga leximi i një prej dokumenteve më të rëndësishme të Ministrisë së Punëve të Brendshme si komunikata ditore, e nisur nga tetori i vitit 1949, kam arritur në përfundimin se kriminaliteti i lartë ka qenë një tjetër “dhuratë” që Partia e Punës i la Shqipërisë. Natyrisht ky kriminalitet nuk mund të mbyllej me rubinet në vitin 1991.
Bashkëlidhur mund të lexoni komunikatën ditore operative të datës 11.7.1966 të MPB-së, të cilën e sjell për shembull. Emrat e të përmendurve janë fshirë, sipas dispozitave të ligjit të arkivave”, shkruan Dervishi. (B.H/Shuplaka)