Një punëtor ndërtimi ka shkatërruar pesë shtëpi të reja, pasi nuk u pagua për punën e tij, raporton The Sun.
Daniel Neagu nga Rumania 30-vjeç u shkarkua nga puna dhe u tha se nuk do të merrte pagën e tij derisa të kthehej një automjet i kompanisë që mungonte.
I akuzuari thuhet se ka hyrë në sheshin e ndërtimit duke shkatërruar pesë shtëpi njëkatëshe me ekskavator.
Ndërtuesi, akuzohet për shkaktim dëmi me vlerë deri në 4 milion paund. Ditën e sotme 30-vjeçai ka dalë përpara gjykatës lidhur me sulmin e kryer duke shkatërruar pesë shtëpitë.
(E.V/Faxweb.al)
https://www.youtube.com/watch?v=JaObTJWsd8k