Të gjesh një partner ideal është një sfidë e vërtetë. Shumë njerëz i besojnë dhe mbështeten tek astrologjia për të gjetur shpirtin binjak, bazuar në kombinimet e shenjave të horoskopit që përshtaten më mirë me njëra-tjetrën.
Nëse keni dyshime ne po ju sjellim disa prova të fuqishme me çiftet më të famshme të showbiz-it shqiptar. Duke zbuluar shenjat e tyre të horoskopit, do të shohim sesi është jeta e tyre dashurore dhe ajo seksuale. Për më tepër lexoni kombinimet e mëposhtme dhe na besoni që do të ketë shumë surpriza.
Orinda Huta (UJORI) dhe Turjan Hyska (DASHI)
Orinda dhe Turi kanë mbi një dekadë bashkë dhe tashmë janë lumturisht të martuar. Kombinimi i tyre është shumë energjik dhe në gjuhën e astrologjisë njihet si “Friends with benefits”, (miq me përfitime). Dashi e shtyn Ujorin ta jetojë jetën me pasion, megjithatë edhe nëse nuk do të kishte tërheqje seksuale mes këtyre dy shenjave, sërish do të ishin miq. Të dy shenjat kanë temperamente të paqëndrueshme që shpërthejnë. Ujori dëshiron të krijojë një familje të madhe ndërsa Dashi duhet të tregohet më i hapur për njerëzit që Ujori i prezanton dhe i sjell në jetën e tyre.
Klea Huta (GAFORRE) dhe Elgit Doda (SHIGJETAR)
Jo më kot, fotot e para të çiftit që zbuluan se Klea dhe Elgiti ishin lidhur, dolën nga një restorant në bregdet. Dashuria vjen nga stomaku, dhe këto dy shenja, Gaforrja dhe Shigjetari e adhurojnë ushqimin dhe shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë Shigjetarit i pëlqen që në jetën seksuale t’i japë drejtim punës, ndërsa Gaforres i pëlqen pjesa emocionale, prekja senuale dhe kërkon ta marrë shtruar.
Angela Martini (BINJAKËT) dhe Dragos Savulescu (PESHORJA)
Angela dhe Dragos duken kaq të zjarrtë në fotot që publikojnë në rrjetet sociale dhe astrologjia e mbështet totalisht kombinimin e këtyre dy shenjave në jetën seksuale. Binjakët dhe Peshorja mund të bëhen Mbreti dhe Mbretëresha e skenës. Një çift që gjithmonë është ideal për kopertinat e revistave. Seksi është shumë argëtues për të dyja palët dhe po ashtu rritja e familjes dhe prindërimi. Megjithatë Binjakët mund të kenë ndonjë problem me faktin që Peshorja është disi e pavendosur. Ata janë këmbëngulës, lëvizin me shpejtësi dhe kjo mund të prishë ekuilibrin e Peshores.
Nora Istrefi (DASHI) dhe Robert Berisha (UJORI)
Një kombinim plot pasion në astrologji, ashtu si jeta e çiftit të famshëm Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Si shenja e parë e horoskopit, Dashi është ngulmues dhe agresiv dhe shijon aktin seksual. Kërkon kënaqësi të menjëhershme, nuk i pëlqejnë lojërat emocionale dhe e adhuron kur partneri luan me flokët e tij. Ndërsa Ujori krijon shumë fantazi kur është fjala për seksin. I pëlqen kur e joshin, por e urren që ta humbasë fuqinë e tij.
Luana Vjollca (VIRGJËRESHA) Krenar Çoçaj (GAFORRE)
Të gjesh një partner ideal është një sfidë e vërtetë. Shumë njerëz i besojnë dhe mbështeten tek astrologjia për të gjetur shpirtin binjak, bazuar në kombinimet e shenjave të horoskopit që përshtaten më mirë me njëra-tjetrën.
Nëse keni dyshime ne po ju sjellim disa prova të fuqishme me çiftet më të famshme të showbiz-it shqiptar. Duke zbuluar shenjat e tyre të horoskopit, do të shohim sesi është jeta e tyre dashurore dhe ajo seksuale. Për më tepër lexoni kombinimet e mëposhtme dhe na besoni që do të ketë shumë surpriza.
Orinda Huta (UJORI) dhe Turjan Hyska (DASHI)
Orinda dhe Turi kanë mbi një dekadë bashkë dhe tashmë janë lumturisht të martuar. Kombinimi i tyre është shumë energjik dhe në gjuhën e astrologjisë njihet si “Friends with benefits”, (miq me përfitime).
Dashi e shtyn Ujorin ta jetojë jetën me pasion, megjithatë edhe nëse nuk do të kishte tërheqje seksuale mes këtyre dy shenjave, sërish do të ishin miq. Të dy shenjat kanë temperamente të paqëndrueshme që shpërthejnë. Ujori dëshiron të krijojë një familje të madhe ndërsa Dashi duhet të tregohet më i hapur për njerëzit që Ujori i prezanton dhe i sjell në jetën e tyre.
Klea Huta (GAFORRE) dhe Elgit Doda (SHIGJETAR)
Jo më kot, fotot e para të çiftit që zbuluan se Klea dhe Elgiti ishin lidhur, dolën nga një restorant në bregdet. Dashuria vjen nga stomaku, dhe këto dy shenja, Gaforrja dhe Shigjetari e adhurojnë ushqimin dhe shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë Shigjetarit i pëlqen që në jetën seksuale t’i japë drejtim punës, ndërsa Gaforres i pëlqen pjesa emocionale, prekja senuale dhe kërkon ta marrë shtruar.
Angela Martini (BINJAKËT) dhe Dragos Savulescu (PESHORJA)
Angela dhe Dragos duken kaq të zjarrtë në fotot që publikojnë në rrjetet sociale dhe astrologjia e mbështet totalisht kombinimin e këtyre dy shenjave në jetën seksuale. Binjakët dhe Peshorja mund të bëhen Mbreti dhe Mbretëresha e skenës.
Një çift që gjithmonë është ideal për kopertinat e revistave. Seksi është shumë argëtues për të dyja palët dhe po ashtu rritja e familjes dhe prindërimi. Megjithatë Binjakët mund të kenë ndonjë problem me faktin që Peshorja është disi e pavendosur. Ata janë këmbëngulës, lëvizin me shpejtësi dhe kjo mund të prishë ekuilibrin e Peshores.
Nora Istrefi (DASHI) dhe Robert Berisha (UJORI)
Një kombinim plot pasion në astrologji, ashtu si jeta e çiftit të famshëm Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Si shenja e parë e horoskopit, Dashi është ngulmues dhe agresiv dhe shijon aktin seksual. Kërkon kënaqësi të menjëhershme, nuk i pëlqejnë lojërat emocionale dhe e adhuron kur partneri luan me flokët e tij. Ndërsa Ujori krijon shumë fantazi kur është fjala për seksin. I pëlqen kur e joshin, por e urren që ta humbasë fuqinë e tij.
Luana Vjollca (VIRGJËRESHA) Krenar Çoçaj (GAFORRE)
Luana dhe Krenari janë një çift diskret që nuk i pëlqen shumë dalja në publik, por kjo nuk do të thotë se dyshja nuk ka plane për të ardhmen. Virgjëresha i shijon prekjet dhe masazhet janë specialitet i saj. Ndërsa Gaforrja është shumë intuitive dhe mund ta ndjejë gjithmonë atë që partneri kërkon. Për një Gaforre, seksi është dashuri+epsh, dhe dashuria për ushqimin shpesh të çon në një dëshirë për stimulim oral të çfarëdo lloji.
Marina Vjollca (DEMI) dhe Getoar Selimi (GAFORRE)
Marina dhe Getoari janë dy shpirtra binjakë sipas astrologjisë. Demi dhe Gaforrja janë të dy tradicionalë dhe të orientuar kah familjes, gjë që e bën këtë një kombinim ideal për ndërtimin e një trashëgimie së bashku. Në këtë rast, femra e Demit është shumë besnike pasi është e bindur se ai me siguri e meriton kohën e saj. Ka shumë mirëkuptim dhe besim në këtë marrëdhënie. Ajo është shumë tolerante dhe mbështetëse në kohërat e tij të vështira. Ajo është gjithashtu shumë dominuese dhe kokëfortë; prandaj që ai të mbajë një marrëdhënie të fortë, duhet të kujdeset mirë për nevojat dhe kërkesat e saj.
Xhensila Myrtezaj (DASHI) dhe Bes Kallaku (AKREP)
Marrëdhënia e një çifti si Xhensila dhe Besi mund të quhet emocionuese, pasi Akrepi angazhohet shumë dhe Dashi ka shumë pasion dhe entuziazëm. Akrepi e tërheq Dashin falë aftësive mendore dhe tërheqjes që kurrë nuk është e lehtë për këdo që ta shmangë.
Ai është shumë protektiv ndaj gruas dhe i jep asaj mbështetjen që ajo kërkon. Femrat ndonjëherë inatosen për shkak të karakteristikave misterioze të mashkullit Akrep. Seksi mes këtyre shenjave të horoskopit është shumë energjik dhe kafshëror. Marrëdhënia e tyre dashurore është një përzierje e fortë e forcës kundrejt fuqisë.
Sara Hoxha (BRICJAPI) dhe Ledion Liço (BINJAK)
Nuk e dimë sesa të vështirë e ka pasur Ledioni të bëjë për vete Sarën, por sipas astrologjisë, një marrëdhënie mes një mashkulli Binajk dhe një femre Bricjap është sa tërheqëse ashtu edhe e mërzitshme.
Mashkulli Binjak ka një qëndrim më të lehtë ndaj jetës dhe do që jeta e tyre të jetë e mbushur me humor, ndërsa femra Bricjap ka një qëndrim serioz ndaj jetës dhe do që jeta e tyre të bazohet në themele të forta.
Në fillim është e vështirë të përshtaten me njëri-tjetrin, por sapo bëhen bashkë, bëjnë një lidhje të veçantë dhe plotësojnë njëri-tjetrin në çdo gjë që i mungon partnerit të tyre. Sa i përket jetës seksuale, Binjakët dhe Bricjapi nuk e ngatërrojnë asnjëherë punën me kënaqësinë. Kur janë në dhomën e gjumit, ka vetëm kënaqësi.
Miriam Cani (BINJAKËT) dhe Alban Skënderaj (DEMI)
Demi dhe Binjakët janë njerëz shumë të ndryshëm sipas instinkteve të tyre dhe megjithëse krijojnë një marrëdhënie, burrat Dem dhe gratë Binjakë rrallë pajtohen me njëri-tjetrin. Një mashkull Dem është shumë i qëndrueshëm dhe serioz, dhe femra Binjak është argëtuese.
Por nga ana tjetër mashkulli Dem gëzon në shoqërinë e femrës Binjak, dhe këto të fundit e duan fuqinë e meshkujve Dem. këtë mund ta vërtetojmë shumë mirë kur shohim një çift si Miriam dhe Albani. Sa i përket jetës seksuale ai habitet nga kreativiteti i saj në shtrat. Demi është më pasionant sesa Binjakët.
Amarda Toska (PESHQIT) dhe Ermal Mamaqi (DASHI)
Sipas astrologjisë, Amarda dhe Ermali janë të kundërt nga natyra, por koha që kalojnë bashkë, është shumë emocionuese për të dy palët, pasi zbulojnë dallimet e njëri-tjetrit. Jeta e tyre seksuale është shumë e zjarrtë.
Peshqve ju pëlqen që të jenë të nënshtruar seksualisht gjë që për një mashkull të shenjës së Dashit është një monedhë e artë. Peshqit i japin jetë imagjinatës dhe kreativitetit në seks të shenjës pasionante të Dashit. Burimi:iconstyle