Wanda Nara flet për “L’Equipe” dhe lëshon edhe bombën: “Nëse një ditë do të më kërkonte që të mos isha më agjentja e tij, atëherë do të hiqja dorë!”. Praktikisht, një ide mund të jetë në të ardhmen dhe diçka që edhe ndonjë klub i madh do ta kërkonte, pasi Wanda vazhdon që të përdorë shigjetime të ndryshme.
Sakaq, ajo deklaroi dhe se “nuk fitoj para nga burri im! Nuk marr komisione, kur mund ta bëja siç ndodh te ky profesion. Nuk dua të qëndroj në shtëpi pa bërë gjë. Shpesh Mauro më kërkonte këshilla për vendimet e tij, më pas më tha “vazhdo merru ti” dhe jam bërë agjentja e tij… Jam gruaja e tij, por nuk kam interes që të bëj para pas krahëve të tij, në ndryshim nga të tjerët”, tha ajo.