Kanë mbërritur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në Gjykatën e Posaçme të Apelit avokatët Gentjan Rumano dhe Petrit Ismaili, mbrojtësit e ish-Drejtorit të Pòlicisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Në Apel sapo ka filluar seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë, ndaj ish drejtorit të pòlicisë së Vlorës, që akuzohet se ka bashkëpunuar me Habilajt, dhe i ka ndihmuar ata në tráfikun e drògës nga Shqipëria drejt Italisë. Prokurorët e kësaj çështje janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.
Për Çelën është caktuar “arrest me burg” në mungesë që para dy vitesh, ndërsa seanca e sotme ka nisur me shumë minuta vonesë nga sa ishte parashikuar. Shkak për këtë është bërë pòlicia e Tiranës, që kishte si detyrë transportin e Çelës drejt Gjykatës, por është justifikuar me faktin se ka pasur tráfik.
Kujtojmë Çela u dorëzua disa ditë më parë nën shoqërinë e avokatit Petrit Ismaili në Drejtorinë Vendore të Pòlicisë së Tiranës. Për më shumë ndiqni raportimin e gazetarit Sokol Dema përpara nisjes së seancës.