Jahmir Hyka futbollisti I kombëtres shqiptare, i ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ka folur për karrierën e tij jashtë Shqipërisë dhe për trajnerin më të mirë që ka pasur Kombëtarja
Hyka ka treguar se trajneri më i mirë që ka pasur Shqipëria ka qenë Oto Bariç e jo Gianni de Biasi, i cili e dërgoi Shqipërinë në Euro 2016.
Ai e mban mend shumë mirë debutimin e tij të parë me këmbëtaren dhe tregon me emocion ekperiencën në fushën e gjelbërt.
“Kombëtarja është një ëndërr për çdo futbollist. E kam provuar që në moshën 18-vjeçare dhe ishte eksperiencë shumë e bukur. Debutova me trajnerin Oto Bariç, në një ditë me shi në Shkodër, kundër Maqedonisë”.
Trajnerin më të mirë Hyka përzgjedh Otto Bariç, të cili e konsideron si më të mirin që ka pasur ndonjëherë ekipi ynë përfaqësues.
“Bariç më dha mundësinë për të luajtur me kombëtaren dhe për mua ai ka qenë më i miri”, tha Hyka.