Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me sekuestrimin e jahtit me katër tonë drogë të nisur nga Lezha.
Berisha kujton edhe raste të tjera të drogës së kapur në bregdetin italian, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama dhe drejtorin e Policisë Haki Çako, si organizatorë.
“Nje sukses tjeter spektakolar Noriega-Haki Droga ne eksportin e kanabisit! Kapet jahti me 4 ton hashash i nisur nga Lezha!
Te dashur miq, ne nje sukses te ri per rritjen e eksportit te kanabisit, Noriega dhe Haki-Droga nisen nga Lezha per ne gadishullin e Apenineve jahtin e mbushur me 4 ton kanabis. Vetem pese dite me pare, ne kulmin e operacionit prej 1000 uniformash blu, policia italiane kapi nje skaf me 2,3 ton kanabis. Pra miq, ne 5 dite dyshja famoze Noriega-Haki Droga eksportuan 6.2 ton kanabis.
Ky eshte nje sukses spektakolar. Bravo, aferim dyshja me famoze e droges ne Europe!”, reagon Berisha. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post