Janë evakuar gjatë natës 8 shtetas serb pasi lëshuan sinjalin SOS në Detin Jon. Një jaht me 8 persona në bord dhe me flamur Italian ka kërkuar ndihmën e rojës bregdetare i cili ka qenë pranë ishullit të Sazanit.
Nga informacionet paraprake mësohet se jahti kishte pësuar difekt ndërkohë, roja bregdetare pasi ka marrë sinjalin ka ndërhyrë duke bërë të mundur rikthimin e këtyre shtetasve në qytetin e Vlorës
Ndihma është dhënë nga anija e rojes bregdetare p-116 ” bora”
Jahti ndodhej rreth 20 milje në Veriperëndim të ishullit ishullit të Sazanit, ndërkohë fatmirësisht nuk raportohet për persona që mund t’i jenë nënshtruar ndihmës mjekësore.
(F.GJ/FAXWEB.AL)