Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre persona si të dyshuar për pengmarrjen e Jak Prengës pak ditë më parë në zonën e Kamzës. Policia njofton se në pengmarrjen e Prengës kanë marrë pjesë rreth 10 persona, tre prej të cilëve janë arrestuar dhe Altin Hajri është shpallur në kërkim, dhe 6 të tjerë po hetohen.
Në prangat e policisë kanë rënë: Bajram, Olsi dhe Elton Hajri, pas aksionit të zhvilluar dje në disa komplekse në zonën e Shijakut, të cilat janë në pronësi të kësaj familjeje.
Mes personave të shpallur në kërkim është edhe Altin Hajri, që dyshohet të jetë dhe organizatori i pengmarrjes, e cila dyshohet të jetë kryer për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Ndërkohë ende mister mbetet fati i Prengës, gjurmët e të cilit janë gjetur për herë të fundit në kompleksin ‘’Golden” në Shijak dhe ka dyshime të forta që mund të jetë vrarë, pavarësisht se ende nuk është gjetur trupi i tij.
Altin Hajri nuk është i panjohur për policinë shqiptare pasi në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali.
Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.
Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post