17:46 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Jam bërë gjysëm robi”, banorët e Bubqit luftojnë mes dëmeve nga tërmeti dhe të ftohtit në çadra

09:31 | 05/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Jam bërë gjysëm robi”, banorët e Bubqit luftojnë mes dëmeve nga tërmeti dhe të ftohtit në çadra

Kamera e Fax News është rikthyer në fshatin Bubq të Fushë Krujës ku ka transmetuar shqetësimin e një sërë banorësh që kanë mbetuar pa shtëpi ndërsa momentalisht janë strehuar nëpër çadra.

Një çift bashkëshortësh në moshë të thyer i thanë gazetarit Sokol Dema se kanë nevojë vetëm për shtëpi, ndërsa treguan se janë përkrahur me ndihma ushqimore.

“Jam bërë gjysëm robi, sa prej hallit sa nga e trembura. Dëgjuam zhurmën dhe po i thonim njëri-tjetrit dalim largohemi. Ajo ditë mos ardhtë më për ne as për shqiptarët. Na kanë ardhur ushqime dhe batanije, por ne jemi jashtë. Ku të mbytemi, për të ngrënë na kanë sjell por nuk jetohet kështu. Vetëm shtëpi kërkojmë”, tha e moshuara.

“Tërmet që ka rënë kësaj radhe nuk mbahet mend. Faleminderit atyre që na kanë sjellë çadrat sa për të futur kokën për të jetuar. Nëse mban koha kështu do të jetojmë por nëse prishet koha është shumë e vështirë. Besoj se shtei do të na ndihmojë, por nuk dimë se si do të bëhet”, tha i moshuari.

Me sa duket e në fakt edhe pranohet nga banorët në këtë fshat kanë mbetur pothuajse vetëm të moshuarit ndërsa jë çift tjetër bashkëshortësh treguan se si e përballojnë jetesën në kushtet e vështira brenda një cadre.

“Nuk kemi mundësi të bëjmë banesë të re. Gjatë natës është ftohtë, Zoti I Madh mendoftë për ne. Këtu kam lënë shpirtin prej 46 vitesh”, tha banorja.

“Kam qenë arsimtar, kam nxjerrë breza që sot janë kuadra. Kam ndërtuar dy herë shtëpinë. Por u shembën, ky ishte kismet ynë, shpresoj ta përballojmë. Natyra bën çfarë s’ta merr mendja. Nuk na e ka bërë njeri, Perëndia e bëri. Kemi bërë apel për ndihmë. Shteti sot për sot nuk ka bërë asgjë, shoqatat na kanë ofruar ndihma. Nuk e kam problemin për të ngrënë dhe për të pirë, por për strehim, për shtëpinë time. Kërkoj vetëm të më ndërtohet shtëpia. Nuk lëviz në vende tjera. Sipas vendimit të qeverisë së kohës kam ardhur në këtë vend. Njerëzit që kanë dtyrë tyë mendojnë për njerëzit që la Zoti gjallë”, tha  moshuari.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: bubqtermeti
Pas

Shpërdoruan detyrën, arrestohen 3 zyrtarët në Berat

Para

Video/ Fillon të kërcejë në restorant, 21-vjeçarja lë ”nam” në sy të të gjithëve

Para
Video/ Fillon të kërcejë në restorant, 21-vjeçarja lë ”nam” në sy të të gjithëve

Video/ Fillon të kërcejë në restorant, 21-vjeçarja lë ''nam'' në sy të të gjithëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

VIDEO| Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis transmetimin

Si i përcakton SHBA organizatat e huaja terroriste? Ambasada Amerikane në Tiranë tregon rëndësinë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare

Ushtria izraelite bombardon televizionin shtetëror iranian në Teheran

Vrasja e dy britanikëve nga shqiptari, zbardhen detaje, 34-vjeçari ka qenë nën masën ‘liri me kusht’

Athinë/ Helikopteri me turistë bie në det, shpëtojnë të gjithë personat në bord (VIDEO)

Irani u kërkon vendeve arabe të ndërmjetësojnë te Trump për armëpushim të menjëhershëm

Izraeli rifillon sulmet ajrore në pjesët lindore dhe perëndimore të Teheranit

Miratohet projektligji për performancën energjetike të ndërtesave

Zegjineja nuk ja kursen Bardhit: Më kanë ardhur fjalë nga PD që baba bufi do të të kërkojë dorëheqjen

Humbi dy vajzat, bashkëshorten dhe kunatën nga raketat iraniane, avokati izraelit bën thirrje për paqe: Ne civilët po paguajmë çmimin më të rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.