Brunilda Lahe është bërë nënë për herë të parë. Lajmin moderatorja e ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale vetëm pak minuta më parë. Ardhja në jetë e së bijës ishte e papritur edhe për vetë Brunën, e cila e kishte caktuar ditë tjetër lindjen.
Me sa duket, gjërat nuk kanë shkuar sipas planit dhe vogëlushja ka vendosur të vijë në jetë më shpejt. Ajo ka lindur dje, ditën e hënë dhe përveç momentit kur do të vinte në jetë, vogëlushja ka zgjedhur vetë edhe emrin e saj, Hana.
“Jam bërë nënë! Faleminderit Zot për këtë bekim! Me sa duket kam sjellë në jetë një vajzë që do të bëhet një grua me karakter të fortë e ide të qarta. Unë dhe babi i bebushes, me gjinekologen kishim planifikuar tjetër orë, tjetër datë, tjetër shenjë horoskopi. Kisha një listë me emra, ku secili mund të ishte i duhuri.
Vetëm kur ta shihja portretin e saj do ta gjeja me siguri emrin. Por e vogla ime nuk mori parasysh asgjë nga këto. Zgjodhi ditën e saj të lindjes: e hënë, orën e saj: mbrëmje, ku një gjysmëhënë mistike, magjepsëse shndëriste. Kështu ishte vetë ajo që zgjodhi edhe emrin e saj: HANA
Kuptimi i këtij emri, në vende të ndryshme të botës, sikur është enkas për të: hir i Zotit, e para, e lulëzuar, lumturi…
Mirë se erdhe mes nesh Hana Meta! Mami dhe babi mezi po prisnin të kapnin dorën tënde për të mos e lëshuar më asnjëherë.
Unë dhe Hana jemi shumë mirë. Faleminderit me zemër të gjithëve që asistuat në lindjen time! Ju faleminderit të gjithëve ju që e keni bërë të bukur këtë rrugëtim timin me fjalë të bukura e gjeste të kujdesshme. Faleminderit për çdo urim paraprakisht! Si një mama e re jam e mirëkuptuar besoj nëse nuk i përgjigjem dot në kohë secilit”, ka shkruar Brunilda përkrah një fotoje, ku shfaqet duke mbajtur dorën e Hanës së porsalindur.