Modelja shqiptare e cila është e njohur në mbarë botën, Emina Cunmulaj sapo ka nisur pushimet në shtetin fqinj.
Mesa duket ajo po kënaqet në ishujt greke por gjesti i saj na lë pa fjalë. Modelja shqiptare shfaqet me linja perfekte trupore por kësaj here sytë i kemi diku tjetër. Ajo duke pozuar sipër një jahti, me njërën dorë ka ngritur lart flamurin shqiptar në tokën greke.
“Jam Shqiptare, bija e Shqiptarit”, shprehet modelja. Ndonëse ky veprim i Eminës tregon ndjenjë të fortë për nacionalitetin dhe origjinën e saj. Por ajo ka treguar se asnjëherë nuk harron tokën nga vjen. (J.V/Shuplaka)