Forcat RENEA kanë hyrë nga dritarja, në apartamentin e tetë të një pallati në Astir.
Ata janë detyruar që të hyjnë nga lart me litar, për shkak se nuk hynin dot në banesë.
Kjo, pasi askush nuk e hap derën. Nuk dihet nëse vajza është vetëm në apartament apo po mbahet peng.
Tiranë/Informacion paraprak
Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap.