Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme deputeti demokrat Tritan Shehu, kërkoi që në seancën dëgjimore për çështjen e marrëveshjes detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të ishte i pranishëm Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Deputeti Shehu kërkoi ballafaqimin e presidentit me deklaratat e ministrit të Jashtëm për grupin negociator dhe për plotfuqishmërinë kushtetuese të tij.
Burime të Fax News informojnë se Presidenca i është përgjigjur kërkesës së demokratëve duke pohuar se presidenti Meta është i gatshëm të përgjigjet para deputetëve në Kuvend.
“Presidenti Ilir Meta është gati të shkojë në Parlament dhe të përgjigjet para deputetëve.” – thuhet në reagimin e institucionit e Presidencës.
(E.L/Faxweb)