Kandidatja për deputete e PD-së në qarkun e Vlorës, Nada Meçorapaj është prekur mbërmjen e djeshme duke u përlotur ndërsa Lulzim Basha gjatë fjalës së tij përmendi familjen e saj.
Sipas deputetes ajo vjen nga një familje që ka 27 vite që është e lidhur me të djathtën dhe ka pasur një kontribut në politikë. Më tej kandidatja theksoi se ajo është nënë e tre fëmijëve dhe i është kujtuar edhe debati i ditëve të fundit, për gratë që me 3-4 fëmijë që i kanë hyrë politikës dhe thekson se askush si nënat nuk e di se çfarë është një e ardhme e sigurt.
“Familja është përherë një emocion i papërmbajtshëm për mua. Kryetari Basha përmendi dje në mitingun hapës të fushatës te `Pavarësia`, familjen time, të lidhur me të djathtën prej 27 vjetësh, dhe kontributin e saj politik. Ai foli edhe për faktin se jam nënë e tre fëmijëve. Kjo më emocionoi. Por, m’u kujtua edhe debati i ditëve të fundit, për ‘gratë me 3-4 fëmijë që i kanë hyrë politikës.’ Askush si nënat nuk e di se çfarë është një #Eardhmeesigurt”, shprehet Nada Meçorapaj.
Sjellim në vëmendje që pak ditë më parë Arben Imami deklaroi se Basha ka futur në listat e PD-së “gra që kanë pjellë 3 apo 4 fëmijë” dhe kan lënë jashtë Topallin. Kjo deklaratë ka ngjallur shumë reagim në opinionin publik. (J.V/Shuplaka)